LAJMI I FUNDIT: Kurti tregon pse nuk i shkon në zyrë Thaçit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të shkojë në takimin e thirrur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se sot Thaçi do të duhej të merrte pjesë në seancën ku do të dëgjohej Vasfije Krasniqi-Goodman, e jo të organizojë takime të ndara për të përçarë.
Kurti në një përgjigje për Kohën ka thënë se si kryetar i Vetëvendosjes nuk ka gatishmëri ta takojë presidentin aktual, ndërkaq si kryeministër e ka obligim.
“Janë dy arsye pse sot nuk do ta zhvillojë takimin e paraparë me Presidentin e Kosovës: E para, sot është dita kur duhet të dëgjohet Vasfija, znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. Është dashur të vijë edhe Presidenti të dëgjojë në Kuvend. Jo të organizojë takime të ndara për të përçarë. Së dyti, Presidenti sot e paska lënë t’i takojë krerët e partive. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk kam as interes e as gatishmëri ta takoj Presidentin aktual. Si Kryeministër e kam obligim. Takohemi një ditë tjetër kur të mbarojë me partitë”, ka thënë Kurti.