Haradinaj jep detaje nga takimi me presidentin Thaçi
Pas takimit që pati presidenti i vendit, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, tani ka nisur takimin me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj para medieve, pas përfundimit të takimit me presidentin Thaçi ka thënë se është biseduar për qështje nacionale.
” Në këtë takim bieduam për çështjet nacionale. Unë kam prpozuar që të kemi nië takim të përgjthshëm me të gjithë liderët. Nga presdenti u informova për takimin e tij në SHBA. Ai nuk ka paraqitur detaje apo dokumente por që unë shpalosa qëndrimin tim para tij, se çdo marrëveshje që rrezikon integritetin nacional është e pa pranueshme”.
I pyetur se a tregoi presidenti ndonjë detaj rreth takimeve në SHBA, Haradinaj tha se presidenti nuk tregoi ndonjë dokument.
“Nuk ka nxjerrë ndonjë dokument, por ka treguar se është biseduar për mundësinë e ecjes përpara drejt një marrëveshje finale me Serbinë. Unë e informova se suksesi i një marrëveshje finale me Serbinë varet nga temat që trajtohen, Nëse trajtohet territori ose korrigjimi i kufijve atëherë ky proces do të ishte i dështuar, në rast se respektohet integriteti territorial dhe Kushtetuta e Kosovës atëherë ka shansa”, ka thënë Haradinaj.