Reagon kreu i OVL të UÇK-së: Ideja e ministrit Reka e rrezikshme
Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka i cili ka thënë se Serbisë duhet t’i hapet dalje në Detin Adriatik përmes Kosovës.
Gucati përmes një postimi në Facebook thotë se OVL e UÇK-së është kundër kësaj ideje.
Postimi i tij:
Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është kundër idesë së ministrit Reka që Serbia të ketë dalje në Detin Adriatik përmes Kosovës.
Është skandaloze se si një minister i Qeverisë së Kosovës të bëjë deklaratë skandaloze duke thënë së ne mund të ia mundësojm Serbisë daljen në Detin Adriatik, kur e dimë se sa luftërat dhe sa shume sakrifica janë bërë nga populli shqiptar për një shekull të tërë që vetëm Serbia të mos ketë dalje në Detin Adriatik, deklarata e minstrit Reka na kujton programet e shumta serbe që kishin të bënin më daljen në det të Serbisë e disa ndër programet famëkeqe ishin si, programi Ilia Garashanini Narçetanija, i Vasa Çubrilloviçit, e shumë programe të tjera ku paraqisnin synime për daljen në det të Serbisë, ne veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtë ide të Blerim Rekës e shohim si një ide të rrezikshme për kombin shqiptar, dhe nuk pajtohemi me iden e ministrit Reka dhe të gjithë atyre që kanë ide dhe mendimë të tilla, kërkojmë nga qeveria Kurti të distancohet nga kjo deklaratë dhe shkarkimin e ministrit Reka!
Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është kundër idesë së ministrit Reka që Serbia të ketë dalje…
Julkaissut Hysni Gucati Sunnuntaina 8. maaliskuuta 2020