Tërmet me magnitudë 5.2, besimtarët dalin nga kisha me shpejtësi
Si pasojë e tërmetit me magnitudë 5.2 që goditi arkipelagun portugez Madeira, banorët i kanë lëshuar banesat nga frika se mund të shemben.
Ky tërmet mjaft u fuqishëm, që është ndjerë edhe në zona tjra të Ishujve Kanarie, ka bërë që turistët t’i lirojnë hotelet dhe të largohen.
Pamjet që janë marrë në Sao Vicente, i tregojnë besimtarët që u detyruan të dalin me shpejtësi nga kisha, ku po zhvillohej një koncert me muzikë barok.
Ministri regjional i turizmit, ka qenë në mesin e besimtarëve në atë kishë, ku nuk është shkaktuar ndonjë incident.
Raportohet se si pasojë e rënies së gurëve, tri rrugë kryesore janë detyruar të mbyllen përkohësisht, ndërsa ia janë kthyer normalitetit pasi gurët u larguan.
Dridhjet e vazhdueshme që zgjatën deri në një minutë, konsiderohet se janë më të fuqishme në Madeira në 45 vitet e fundit.