Limaj uron nënat dhe gratë shqiptare për 8 Mars
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjitha nënat dhe gratë shqiptare.
“Të gjitha nënave dhe grave shqiptare, Gëzuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me shpresën, dëshirën dhe vullnetin që pozita e tyre sociale të jetë në nivelet më meritore të mundshme”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.
Ai i ka thënë se është moment i mrekullueshëm për të shprehur mirënjohje të thellë për gratë fisnike, që ndër vite me mund e përkushtim kanë ngritur familjen, kanë fituar shumë sfida në funksion të përmirësimit të rolit të tyre në shoqëri, duke u kthyer kështu në një shtyllë të fuqishme të zhvillimit e shtetndërtimit.
“Në këtë ditë të veçantë, me shumë nder e krenari kujtojmë sakrificën e shumë grave të cilat u flijuan për lirinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre”, ka shtuar Limaj.