Redaktori i RTK-së paditë për shpifje Drin Zatriqin pas publikimit të ‘Dosjes së RTK-së’
Redaktori i RTK’së, Fisnik Dërguti, nuk ka ndenjur duarkryq përballë akuzave që i janë bërë në drejtim të tij nga Drin Zatriqi, djali i ish-drejtorit të ndjerë të RTK’së, Agim Zatriqit.
SHPËRNDAJE:
Dërguti, ka bërë padi ndaj Drin Zatriqit, siç ka thënë ai për shpifjet, pas publikimit të ‘Dosjes së RTK’ nga ana e Zatriqit.
Ai ka thënë se më këtë do të merret gjykata e cila do ta thotë edhe fjalën e fundit.
Dërguti ka thënë se a jam unë hajn, apo Zatriqi shpifës do t’a vendos gjykata themelore, dhe të ftoj që të ballafaqohesh me mua në gjykatë.
“Drin Zatriqi me shnet padia për shpifje. Pas publikimit të “Dosjes së RTK” tash duhet t’a zgjedh gjykata dhe t’a thotë fjalën e saj.
A jam unë hajn , apo ti je shpifës do t’a vërtetoj gjykata themelore. Unë e bëra hapin e parë, të ftoj të ballafaqohesh me mua në gjykatë tash.
E unë një të gjë t’a garantoj, që sa të kem jetë, padinë do t’a përsëris sa herë që kjo vjetërohet deri sa të vjen në Kosovë.”, ka shkruar Dërguti në Facebook