Gjobiten 6 lokale në kryeqytet për tejkalim të orarit
07/03/2020, 14:25
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së enjtës kanë gjobitur 6 lokale për tejkalim të orarit.
Tahiri thotë se këto inspektime u bënë në lokalet e lagjeve Kalabri dhe Breg i Diellit, pasi ankesat e banorëve janë të shpeshta.