Ishin nën ndikim të alkoolit, policia arreston shtetasin kosovar dhe atë serb
Dy persona të dyshuar janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, njëri shtetas kosovar dhe tjetri shtetas i Serbisë.
Aarrestimi i tyre ka ndodhur për shkak që pasi të njëjtit-nën ndikim të alkoolit, pas një rrahje kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike.
Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./FaktePlus