Dalin rezultatet e analizave të dyshuarës me koronavirus
Rezulton negative për koronavirus 50-vjeçarja nga Lushnja që u dyshua si e prekur mbrëmjen e djeshme në QSUT.
Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë mëngjesin e sotëm.
Ajo erdhi nga spitali i Lushnjes në QSUT me simptoma të ngjashme me virusin e ri: vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje, raporton Ora Neës.tv.
50-vjeçarja ishte kthyer pak ditë më parë nga një udhëtim në Itali.
Ministria e Shëndetësisë është pyetur nga Ora Neës për rastin ditën e djeshme dhe u shpreh se akoma nuk ka raste të prekura konfirmuara në Shqipëri.