Mustafa komenton shkarkimin e Vlora Çitakut nga Konjufca
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për shkarkimin e ambasadorëve nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Mustafa e përmendi edhe ambasadorën e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun.
Ai e lavdëroi punën e saj dhe se shkarkimi i saj u bë për shkak se iu ka zgjatur mandati jashtë procedurave, dhe se këto çështje është dashur të i rregullojë Qeveria më parë.
Mustafa në RTV21 tha se kjo që ndodhi më Xhamajkën, nuk është problemi i Çitakut, dhe kërkush s’mund të thotë se ajo shkoi për shkak të skandalit sepse nuk është skandal i saj në qoftëse ajo e njofton Ministrinë e Jashtme apo Presidentin dhe i tregon që një njohje po na vjen, por mos u ngutni me qit jashtë dhe me publiku derisa të merret nota verbale.
“Unë kam informata që ajo punë ka qenë e kryer, por nuk është problemi i ambasadores”, tha Mustafa./FaktePlus