Hamza: PDK e ka paguar koston e taksës
Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka folur më gjerësisht në lidhje me çështjen më të nxehtë të momentit siç është taksa dhe përmbylljen e dialogut final Kosovë-Serbi.
Hamza thekson se duhet të ketë një kohezion të brendshëm në çështjen e dialogut në mënyrë që të përmbyllet ky proces.
“Ne kemi dhënë nënshkrimet në Kuvend për debat për taksën, pa paragjykuar rrjedhën e debatit. Subjektet politike secili ka politikat e veta, arsyet e veta, na si Parti Demokratike kemi pas qëndrimin tonë i cili nuk ka qenë plotësisht as me pozitën as me opozitën . Për me qenë korrekt duhet me e dit a jemi të gatshëm për dialogun, për marrëveshjen finale, a kemi platformë dhe a duhet që të ekziston një kohezion më i mirë i brendshëm mes të gjitha institucioneve, të gjitha forcave politike që në këtë çështje të rëndësishme për vendin me qenë serioz dhe me e përmbyll këtë proces që hap rrugëm tej drejt integrimit evropian , anëtarësimit në NATO dhe gjithmonë ai qëllimi final që është ulësja në OKB”.
Ai tutje pranon se PDK si parti që ka qenë në pushtet kur është vendos taksa e kanë paguar koston e saj, raporton gazetablic.
“Ne si PDK e kemi pagu një kosto për këtë punë pasi e dimë që Qeveria e kaluar e ka vendos këtë taksë ku edhe ne kemi qenë pjesë e saj. Propozimi i Kurtit është ma i komplikum dhe shumë ma kompleks dhe i paqartë se propozimi jonë i bërë më parë. Ka kaluar më shumë se një vit nga propozimi i PDK-së dhe tashmë është një kohë tjetër dhe rrethanat janë tjera dhe është fat i mirë që Amerika me ambasadorin Grenell është e involvume direkt në këtë proces dhe qëllimi është që të mbyllet ky proces dhe t’i hapet rrugë perspektivës së të dy vendeve” tha Hamza./FaktePlus