Isufi: Qeveria po i izolon edhe komunat, jo vetëm Kosovën
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se Qeveria e Kosovës po izolon edhe komunat brenda vendit dhe jo vetëm shtetin në raport me shtetet e tjera.
Ai ka reaguar pas anulimit të vendimit të Qeverisë Haradinaj që Bechtel-Enka’s t’i jepet kontratë 50-milionëshe për dy kyçje në autostradën “Arbën Xhaferi”.
“Qeveria që po e izolon jo vetëm Kosovën por edhe Komunat. Pas anulimit të ndërtimit të autostradës së Dukagjinit dhe asaj të Gjilanit që qon në Dheun e Bardhë e që lidhë shqiptarët e Kosovës Lindore, tani kemi anulimin edhe të vendimit për kyqje të Komunave Viti e Ferizaj në autostradën ,,Arben Xhaferi’’ që i mbanë të paralizuara këto qytete”, ka shkruar Isufi, në Facebook.
“Kjo qeveri të vetmin azhuritet që po e tregon është izolimi i Kosovës dhe bllokimi i Komunave”, ka vlerësuar ai./Faktelus