Mustafa: LDK e VV janë në bisedime për heqjen e tërësishme të taksës
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur rreth heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.
Mustafa, tha se janë duke bërë përpjekje që të harmonizojnë qëndrimet me Lëvizjen Vetëvendosje, për heqjen e plotë të taksës ndaj Serbisë.
Ai në RTV21 tha se heqja e pjesshme e taksës nuk funksionon dhe është një mesazh i keq për raportet me SHBA-të./FaktePlus