Aksident në Dollc të Klinës, lëndohen katër persona
Në Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident, ku ishin të përfshira 3 automjete.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Ibraj tha se në atë aksident, u lënduan katër persona, por lëndimet nuk rrezikojnë jetën e tyre.
“Është një aksident, janë të involvuara 3 automjete, 4 persona të lënduar. Sipas të dhënave të para që ka Policia, lëndimet nuk rrezikojnë jetën e tyre”, ka thënë Ibraj.