Facebook mbyll zyrën në Londër, një punëtor testohet pozitiv me koronavirus
Facebook ka mbyllur zyrën e saj në Londër pasi një punonjës u testua pozitiv me coronavirus.
Lokalet janë mbyllur menjëherë dhe objektet e tij do të pastrohen thellë, tha një zëdhënës i Facebook, transmeton Telegrafi.
Mbyllja vjen pasi një punonjës nga zyra e Facebook në Singapor, i cili është diagnostikuar me coronavirus, dhe më pas vizitoi ambientet e Facebook në Londër.
Ai person ishte i fundit në një zyrë në Londër më 26 shkurt, tha Facebook.
“Një punonjës me qendër në zyrën tonë në Singapor i cili është diagnostikuar me COVID-19 vizitoi zyrat tona në Londër me 24-26 shkurt 2020”, vazhdpi tutje një zëdhënës i Facebook.
“Prandaj, ne po mbyllim zyrat tona në Londër deri të hënën për pastrim të thellë dhe punonjësit po punojnë nga shtëpia deri atëherë”.
Kushdo që ka kontakte të drejtpërdrejta me personin e përfshirë, është kërkuar që të izolohet dhe të jetë vigjilent në shikimin e simptomave.
Kompania është vetëm firma e fundit në Londër për të mbyllur zyrat në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e coronavirusit. Firma të tjera të mëdha duke përfshirë Deloitte kanë dërguar punëtorë në shtëpi pas kontaktit me njerëzit që zbulohet se kanë testuar pozitivë për sëmundjen.