Lladrovci dhe Musliu shkëmbejnë batuta me Kurtin- Jashari: Mos bëni ndonjë skandal
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu gjetën pak kohë që të shkëmbëjnë batuta me kryeministrin, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së “Epopesë së UÇK-së” në kazermën Adem Jashari në Prishtinë.
Mirëpo, se çfarë folën ndërmjet vete, Lladrovci nuk tregoi çka saktësisht.
“Kemi bë batuta, kemi qesh. E kemi ditën më të lumtur sot”, ka thënë shkurt ai.
Derisa pyetej nga mediat për këtë, Lladrovcit i reagoi në shaka kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
“Ramiz, Ramiz… e kemi Epopenë mos e bëj naj skandal”, u shpreh ai.
Më poshtë, video:
Ramizi dhe Ganja shkëmbejnë batuta me Albin Kurtin, Jashari: Mos bë ndonjë skandal…!
Ramizi dhe Ganja shkëmbejnë batuta me Albin Kurtin, Jashari: Mos bë ndonjë skandal…!
Julkaissut IndeksOnline Torstaina 5. maaliskuuta 2020