Haxhiu: Adem Jashari bashkë me familje na frymëzuan që luftën ta vazhdojmë deri në çlirim
Kosova po shënon 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ngjares së lavdishme të historisë më të re të Kosovës, e cila po përcillet me aktivitete të shumta shtetërore.
Këtë ngjarje të papërsëritshme të familjes Jashari e ka kujtuar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili shkroi e Adem Jashari bashkë me familje na treguan se si mbrohet atdheu.
Sipas Haxhiut familja Jashari ishte frymëzim që luftën ta vazhdojmë deri në çlirim.
Ky është postimi i plotë i Hashiut në facebook:
Sot e përgjithmonë do të kujtohesh legjendari ynë, Adem Jashari.
Epopeja e UÇK-së, filloi pikërisht para 22 viteve, në Familjen Jashari, me rënien e saj heroike, kundër një pushtuesi të pamëshirshëm, siç ishte Serbia.
Komandanti legjendar Adem Jashari, bashkë me baben Shabanin, vëllun Hamzën, na treguan se si duhet mbrojtur atdheu.
Na frymëzuan që luftën ta vazhdojmë deri në çlirim.
Lavdi e respekt për të pavdekshmit e përjetësisë!/FaktePlus