Veseli për një muaj të Qeverisë Kurti: Qeveritë maten me punë dhe jo me fjalë
Qeverisja Kurti, dje ka bërë një muaj që kur ka marrë përsipër udhëheqjen e vendit.
E, për këtë një muaj për punën e saj, ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Veseli ka thënë se në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën, përcjell FaktePlus.
Sipas tij, qeveritë e politikanët maten më punë dhe jo më fjalë.
Veseli, ka shkruar se kjo qeveri në “në politikën e brendshme papërgjegjësi kurse në të jashtmen rrezikshmëri”.
Postimi i tij i plotë: