Shënohet rasti i parë me koronavirus në Republikën Serbe
Në Republikën Serbe është raportuar rasti i parë i një personi të infektuar me koronavirus.
Mediat e atjeshme raportojnë se kjo është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë e RS.
Nuk ka detaje në lidhje me personin e infektuar, por është bërë e ditur që institucionet kompetente do të japin detaje.