Osmani: Familja Jashari ra për lirinë që ne e gëzojmë sot
Sot bëhen 22 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.
E, 22 vjetorin e rënies së tyre e ka përkujtuar edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell FaktePlus.
Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Osmani ka thënë se të gjithë anëtarët e familjes Jashari ranë për lirinë që ne e gëzojmë sot.
Postimi i saj i plotë:
Në kujtim të përhershëm për të gjithë anëtarët e familjes Jashari që ranë për lirinë që ne e gëzojmë sot.
Sakrifica e tyre është dritë udhërrëfyese për brezin tonë e brezat që vijnë pas nesh!/FaktePlus