Këto janë të gjitha aktivitetet për tri ditët e Epopesë së UÇK-së
Qeveria e Kosovës ka paraparë një varg aktivitetesh për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Aktivitetet do të fillojnë qysh nesër më 5 mars dhe do të vazhdojnë deri më 7 mars, përcjell FaktePlus.
Agjenda e aktiviteteve për tri ditë:
22 – vjetori i Epopesë së UÇK-së
Programi: 5 MARS:
Ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së
Vendi: Shkollat në të gjithë Komunat e Republikës së Kosovës Koha: Ora e parë mësimore
09:00 Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
(Seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës nën Patronatin e SH.S. Vjosa OSMANI, të pranishmëve u drejtohet SH.T. Albin KURTI)
Vendi: Kuvendi i Republikës së Kosovës
Seanca Solemne e Kuvendeve Komunale (Mbjellja e 59 fidanëve nga Zyrtarët e Komunave dhe nxënësit, në vendin e caktuar nga Komunat përkatëse)
Vendi: Kuvendet Komunale Koha: sipas vendimit të Kuvendeve Komunale
12:00 Parakalimi i Ushtrisë
(Trupave të FSK-së u drejtohen me fjalim: SH.T. Hashim THAÇI, SH.S. Vjosa OSMANI, SH.T. Albin KURTI, Përfaqësues nga Familja JASHARI)
Vendi: Kazerma “Adem Jashari”
Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Zyra e Kryeministrit-Ured Premiera-Office of the Prime Minister Kabineti i Zëvendëskryeministrit –Kabinet Zamenik Premijera – The Cabinet of the Deputy Prime Minister
6 MARS:
09:00 Homazhe dhe Vizita në Kompleksin Memorial Adem Jashari (Vendosje kurorash nga 3 liderët në Kompleksin Adem JASHARI) Vendi: Prekaz, Skënderaj
12:00 Homazhe në të gjithë Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së Vendi: Të gjithë Komplekset në Republikën e Kosovës
17:00 Akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
(Të pranishmëve u drejtohen me fjalim: SH.T. Hashim THAÇI, SH.S. Vjosa OSMANI, SH.T. Albin KURTI, historian Prof.Agim VINCA, Kryetari i shoqatave të dala nga lufta z.Hysni GUCATI, Përfaqësues nga Familja JASHARI)
Vendi : Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve 7 MARS:
12:00 Homazhe pranë Shtëpisë së Familjes Jashari (SH.T. Albin KURTI dhe SH.S. Vjosa Osmani bëjnë homazhe tek shtëpia e familjes JASHARI) Vendi: Prekaz, Skënderaj
18:00 Nata e Zjarreve (Në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz ndizen flakadanët dhe më pas vijon programi kulturor – artistik, i cili do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj)
Vendi: Prekaz – Skënderaj/FaktePlus