Belgjika zotohet ta mbështesë fuqizimin e ligjit në Kosovë
Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në një takim njohës, shefin e Zyrës belge në Kosovë, Jean Louis Servais.
Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit u angazhuan për bashkëpunim të mëtejmë dhe thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Zëvendëskryeministri Hoti e njoftoi shefin e Zyrës belge për prioritetet e Qeverisë si: zhvillimi ekonomik, fuqizimi i rendit dhe ligjit, si dhe luftimi i korrupsionit. Ndër të tjera, z. Hoti përmendi procesin e vetingut si një nga format e vetme që do të kthente besimin në sistemin e drejtësisë në vend.
Ndërsa, Jean-Luis Servais u zotua se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen e Mbretërisë së Belgjikës, sidomos në fuqizimin e ligjit në Kosovë./FaktePlus