PDK kundërshton propozimin që e diela të jetë ditë pushimi në kryeqytet
Partia Demokratike e Kosovë, përkatësisht dega e saj në Prishtinë, është shprehur kundër propozimit për ndalimin e veprimtarisë afariste ditëve të diela në kryeqytet. Këtë qëndrim të PDK-së e ka bërë të ditur Uran Ismaili, tek sa në Kuvendin Komunal të Prishtinës, përkitazi për këtë çështje është mbajtur diskutim publik.
Ismaili përmes një statusi në facebook, ka thënë se propozimi që e diela të bëhet ditë pushimi në Prishtinë, është tentativë për t’u shfajësuar para qytetarëve për mungesën e investimeve në kryeqytet.
“Kjo tentative e propozuar që Prishtina të paralizohet ditën e diele është tentativë për t’u shfajësuar para qytetarëve të Prishtinës për investimet e mirëfillta që na mungojnë çdo ditë në kryeqytet. Prishtina me dyer të mbyllura të dielën është mundësi që komunat afër Prishtinës si Graqanica të fillojnë të marrin fokus për investime. Për më tepër, Shkupi e Tirana do të presin me padurim ardhjen e kosovarëve në këto qytete”, ka shkruar Ismaili.
Ai tutje ka thënë se me vendosjen e këtyre masave “radikale” siç i ka quajtur ai, në Prishtinë do të ketë më pak vende pune.
Më poshtë e gjeni statusin e plotë të Ismailit në facebook: