Thaçi: Nëse më pamundësohet raportimi në Kuvend, do t’i ftojë të gjithë liderët në takim
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur në një konferencë për media rreth raportimit në Kuvend për takimin në Ëashington me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Presidenti ka thënë se nëse i pamundësohet çdo formë e raportimit në Kuvendin e Kosovës, atëherë ai do t’i drejtohet popullit përmes një konference për media.
“Nëse më pamundësohet për të raportuar në Kuvend, atëherë mundësia e vetme e imja si president është që t’i drejtohem qytetarëve të vendit përmes konferencës për shtyp, që të përcillet e vërteta e këtij procesi, sepse jam i angazhuar që ky proces të jetë plotësisht transparent, sepse çdo qytetar duhet të jetë pjesëmarrës në këtë angazhim të institucioneve dhe SHBA-ve”, ka thënë presidenti.
Ai tha se Kosova është e bekuar me angazhimin e SHBA-ve në këtë proces, dhe me rolin që ka marrë Richard Grenell në dialog.
Sipas tij, roli i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm dhe se takimi në Uashington me Vuçiqin e ka hequr çdo dilemë.
Ai ka thënë se do të takohet me të gjithë liderët partiak, përfshirë edhe Kurtin.
“Ne jemi të bekuar që presidenti Trump e ka marrë këtë rol, dhe e ka caktuar zotin Grenell për këtë çështje. Roli që ka marrë SHBA-të, dhe takimi në Uashington ka hequr çdo dilemë dhe çdo enigmë. Roli i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm. Nëse sot më pamundësohet raportimi në Kuvend, natyrisht se unë do ta bëj kërkesën tjetër, sepse Kuvendi nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të uzurpohet nga askush. Unë do t’i ftoj për takim të gjithë liderët, përfshirë edhe zotin Kurti, edhe zotin Veseli dhe të tjerët”, ka thënë presidenti./FaktePlus