Thaçi pas kthimit nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja me Serbinë është afër
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë afër nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare e cila siç thotë ai, do të sjell paqe dhe perspektivë për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kështu, Thaçi ka folur për herë të parë që prej kthimit nga Shtetet e Bashkuara, ku në Shtëpinë e Bardhë, pati takime mes tij, presidentit serb dhe zyrtaratëve të lartë amerikanë, këshilltarit për Siguri Kombëtare, Rober O’Brien dhe ambasadorit Richard Grenell.
Këto komente ai i bëri në konferencën Dialogu publik “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”.
“Kosova po zhvillon një process të rëndësishëm. Jemi të angazhuar për arritjen e marrëveshjes së përhershme, paqësorë mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje duhet të sjell njohjen mes vendeve tona të pavarura dhe sovrane dhe rrugëtim më të shpejtë për Kosovën drejt NATO-s dhe BE-së. Takimi i Ëashingtonit dy ditë më parë, mes dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, besoj se do të jetë takimi i një kthese pozitive, e inicuar nga presidenti Trump dhe ambasadorit Grenell për arritjen e marrëveshjes në një të ardhme të afërt. Takimi është i mirë për gjithë rajonin, për hapjen e perspektivës euro atlantike për Ballkanin Perëndimor, për një jetë më të mirë, për një zhvillim ekonomik. Prandaj këtë momentum, nga Ëashingtoni duhet ta shfrytëzojnë edhe Kosova edhe Serbia dhe të gjitha palët që janë të interesuara për paqe në Ballkan. Është e një rëndësie jetike për procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare që të dy palët edhe Kosova edhe Serbia sot kanë besim në SHBA-të se përmes tyre mund të arrihet marrëveshja përfundimtare. Edhe pse po flasim për Kosovën dhe Serbinë, gjithashtu për mundësinë e arritjes së paqes mes vendeve tona, jam i bindur se kjo marrëveshje do të ndikojë në punën e këtij Komisioni”, ka thënë presidenti Thaçi./FaktePlus