Zhduken dy femra brenda ditës
Raste të shumta të personave të zhdukur po raprotohen pothuajse çdo ditë në vend.
Rasti i fundit është raportuar në Prishtinë, përcjell FaktePlus.
Gjatë ditës së djeshme policia ka njoftuar se në rrugën “Gani Butka”, në Prishtinë është zhdukur nga shtëpia një femër me probleme psikike.
Rastin e ka raportuar vëllai i saj.
Ai ka thënë se motra e tij është larguar dhe nuk është kthyer më.
Po, ashtu edhe një rast tjetër ka ndodhur në Gjakovë.
Rasti në polici është raportuar nga babi i saj i cili ka thënë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
/FaktePlus