Anton Quni e punëson vëllanë në ministrinë që ai e udhëheq
Punësimet familjare dhe rehatimi i militantëve partiak po vazhdon edhe nga qeveria Kurti, ani pse këta të fundit u zotuan dhe tërë fushatën premtuan se do ta çkapin shtetin dhe do ta respektojnë meritokracinë.
Është ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK’së, Anton Quni i cili ka punësuar vëllanë e tij si shoqërues të tij.
Albert Quni, vëllai i ministrit Quni do të jetë shoqëruesi i tij nëpër aktivitete dhe ngjarje të ndryshme
Kujtojmë se punësimet familjare dhe të militantëve partiak po vazhdojnë edhe nga Qeveria Kurti