Kurti fton Thaçin nesër në takim, i tregon kohën që është i lirë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës letër ka kërkuar nga presidenti një takim gjatë ditës së nesërme, në mënyrë që t’i bashkërendojnë veprimet e përbashkëta rreth politikës së jashtme.
Kryeministri Kurti ka theksuar se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë.