LDK hap fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë
Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht e ka hapur fushatën në zgjedhjet për kryetar në Podujevë.
LDK hapjen e fushatës zgjedhore e ka bërë në shkollën fillore “Ibrahim Rugova”.
Lidhja Demokratike garon në këto zgjedhje me kandidatin Nexhmi Rudari.
Deri tek zgjedhjet e jashtëzakonshme erdhi pas largimit të Agim Veliut nga posti i kryetarit, pasi u emërua si ministër i Punëve të Brendshme.