Bytyçi i PDK-së: Kjo Qeveri po i rrezikon interesat nacionale dhe shtetin tonë
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka reaguar ashpër për vendimin e fundit të Qeverisë për tërheqjen e ambasadires së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se shkarkimi i Ambasadores më të suksesshme të Kosovës, në vendin më demokratik dhe aleatin jetik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shenjë e rrezikshme për demokracinë e brendshme, imazhin ndërkombëtar dhe është sulm i drejtpërdrejtë në partneritetin special me Amerikën.
Deklarata e plotë e Avni Bytyçit:
Mungesa e vizionit për të ardhmen e vendit dhe hezitimet e Kryeministrit për të marrë vendime, siç u pa dje në Kuvendin e Kosovës, po kamuflohen me hakmarrje politike dhe logjikë joinstitucionale.
Shkarkimi i Ambasadores më të suksesshme të Kosovës, në vendin më demokratik dhe aleatin tonë jetik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shenjë e rrezikshme për demokracinë tonë të brendshme, imazhin tonë ndërkombëtar dhe është sulm i drejtpërdrejtë në partneritetin tonë special me Amerikën.
Kjo Qeveri po i rrezikon interesat nacionale dhe terë shtetin tonë.