Çitaku përplaset me gazetarin britanik, “Diçka po zihet në prapa skenë”
Gazetari britanik, Tim Judah, sot ka shkruar rreth takimeve Thaçi-Vuçiq në Washington, duke thënë se emisari Richard Grenell dhe njerëzit e Trumpit po dëshirojnë që shumë shpejt të arrihet një marrëveshje e madhe
Ndaj pretendimeve të Judah kishte reaguar vetë Grenell, duke i cilësuar si të pavërteta dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA’, Vlora Çitaku, e cila sot ka pranuar të lirojë postin e saj pas kërkesës së ministrit Konjufca.
Pas këtyre reagimeve që ka marrë, Judah është lajmëruar përsëri në twitter. Ai ka folur për dorëheqjen e Vlora Citakut, duke mos e ndërlidhur me zhvillimet rreth dialogut, por që sipas tij shumë gjëra janë duke ndodhur parapa perdeve.
“Këtë mëngjes shkrova se gjërat që ndërlidhen me Kosovën mbase po shkojnë drejt një krize. Ambasadorja Vlora Çitaku më tha se isha gabim. Pastaj ajo dha dorëheqje. S’kanë lidhje mes vete, por sigurisht që shumë gjëra janë duke ndodhur në prapaskenë”, ka shkruar Judah në llogarinë e tij në twitter.
This morning I tweeted that things related to Kosovo might be coming to a head. @vloracitaku Kosovo’s ambassador to the US wrote that I was wrong. Then she resigned. Not connected of course but there is a lot happening behind the scenes.
— Tim Judah (@timjudah1) March 3, 2020
Pa reaguar nuk ka qëndruar diplomatja kosovare, Vlora Çitaku, duke thënë se s’ka kurrfarë ndërlidhshmërie dhe se asgjë s’po ndodh prapa skenave.
“I nderuar tim, krejtësisht gjëra pa ndërlidhje dhe asgjë nuk po ndodh prapa skenave. Ju lutem ndaloni përhapjen e panikut dhe konfuzionit”, ka shkruar Çitaku.
This morning I tweeted that things related to Kosovo might be coming to a head. @vloracitaku Kosovo’s ambassador to the US wrote that I was wrong. Then she resigned. Not connected of course but there is a lot happening behind the scenes.
— Tim Judah (@timjudah1) March 3, 2020