Astrit Haraqija ironizon me Grenellin, ky është veprimi i tij interesant
Ish-ministri i Kulturës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Astrit Haraqija, ka bërë një veprim interesant me veshjen e tij.
Ai në bluzën e zezë, ka printuar një ‘tweet’ të dërguarit të Trump, Richard Grenell, shkruan Insajderi.
“Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të Kryeministrit Kurti. Pozicioni ynë është mjaftë i qartë: Taksa duhet të hiqet plotësisht. Z.Kurti është duke bërë një gabim serioz dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në mesazhin e Grenell, të printuar në bluzën e Haraqisë.