Sot fshehurazi janë takuar Kurti – Mustafa – Osmani, Qeveria nën presion për taksën
Një takim është mbajtur sot në Qeverinë e Kosovës në mes të kryeministrit Albin Kurti, kreut të LDK-së, Isa Mustafës dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani.
Temë kryesore e diskutimit ka qenë edhe këtë të martë, taksa 100 për qind e vendosur për produktet serbe dhe boshnjake, kanë bërë të ditur burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Megjithatë, nuk dihet me çfarë rezultati kanë dalë palët nga takimi.
Nga zyra e kryeministrit nuk janë përgjigjur për takimin.
Një takim në mes të partnerëve të koalicionit është mbajtur edhe të premten që lamë pas, megjithatë, nuk është bërë e ditur se çka janë dakorduar për këtë masë.
Me qëndrime të ndryshme dy partnerët e koalicionit kanë shkuar edhe në seancën e djeshme të thirrur nga opozita.