Kosova po boshatiset, çmimi për një vizë deri në 4 mijë e 500 euro
Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha ka thënë se derisa në Kosovë po diskutohet se a duhet të hiqet apo jo taksa ndaj Serbisë, nga Kosova po vazhdojnë të ikin të rinjtë.
Sipas tij, derisa Kosova po boshatiset një vizë ka arritur çmimin deri në 4 mijë e 500 euro, përcjell FaktePlus.
E, duke iu referuar kësaj, Berisha ka thënë se duhet të bëhet një llogari a ëhstë më mirë të investohet më shumë energji në ndalejn e rinisë, apo në mbajtjen/largimin e taksës ndaj Serbisë.
Postimi i tij i plotë:
Perderisa ne po diskutojme se a me mbajte apo me heq tarifen 100% ndaj Serbise, vendi yne po vazhdon me u boshatise.
Cmimi per nje vize ( me leshu Kosoven) ka arrite deri ne 4500 euro per person!!!
Beni llogarite vet se a me mire me investu me shume energji ne ndaljen e rinise, apo ne mbajtjen/largimin tarifes ndaj Serbise./FaktePlus