Glauk Konjufca reagon pas njoftimit për çnjohjen nga Sierra Leone
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka mohuar në një paraqitje para mediave që Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së shtetit të Kosovës, ashtu si ka paralajmëruar sot gjatë ditës Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Konjufca ka deklaruar se nuk është e vërtetë që Sierra Leone e ka tërhequr njohjen ashtu siç pretendon Daçiq.
Ai tha se janë diku 12 vende që kanë shprehur një dyshim për njohjen e Kosovës, derisa, nuk ka treguar nëse në MPJ ka dokumente që flasin për dosjen e ç’njohjeve.
Ministri Konjufca ka deklaruar se e përkrah Kurtin në tarifën kundër shtetit serb, teksa, shton se duhet të ketë një periudhë tre mujore për të parë se çfarë do të veprojë Serbia.
Nëse sipas tij nuk ka ndryshim, Kosova duhet t’i kthehet masave të propozuara nga kryeministri Albin Kurti./FaktePlus