Lumi Llap – deponi mbeturinash, degradim i lumenjve të Kosovës
Me mbeturina të shumta vit pas viti mbushen lumenjtë e shumtë të Kosovës. Në mesin e tyre është edhe lumi Llap, përgjatë tërë rrjedhës së tij deri në bashkimin me lumin Sitnica, gjendja e të cilit vazhdon të jetë e rëndë.
Në Milloshevë qytetarët shprehen të shqetësuar për hedhjen e vazhdueshme të mbeturinave dhe përveç degradimit të lumit po shkaktohet edhe kundërmim jashtëzakonisht i padurueshëm.
Me mbeturina të shumta po vazhdon të jetë i mbushur shtrati i lumit Llap, i cili buron diku nga nën bjeshkët e Kopaonikut dhe rrjedh përgjatë një territori të madh të komunës së Podujevës, duke kaluar nëpër këtë qytet për të përshkuar edhe një rajon bukur të madh në verilindje të Prishtinës, deri në bashkimin e tij më Sitnicën.