Llumnica: Blerim Syla më mirë të merret me sektorin e tij
Nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut Nexhat Llumnica, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla.
Llumnica tha se është më mirë të kërkohet rritja e pagave për punëtorët shëndetësor, sesa të akuzohen sektore të tjera, Avokati i Popullit apo edhe Gjykata Kushtetuese.
Sipas tij akuzat nga ana e kreut të FSSHK-së janë demagogji.
“z.Syla-është më mirë për të kërkuar ngritje të pagave për punëtorët në sektorin e tuaj ashtu siç është e thirrur Sindikata se sa të na akuzoj neve apo Avokatin e Popullit si dhe Gjykatën Kushtetuese. Askush nuk e ndalon Sindikatën e Shëndetësisë, Arsimit, Policisë dhe të tjerave që janë të pakënaqur të kërkojë ngritje të pagave sepse është e drejtë e ligjshme dhe e nevojshme për këta punëtorë. Por, të akuzosh të tjerët që kanë mbrojtur të drejtën e tyre, të akuzosh Avokatin e Popullit që ka kryer detyrën e tij, të akuzosh institucionin më të lartë të shtetit Gjykatën Kushtetuese për padrejtësi, kjo është vetëm një demagogji për arsyetim para anëtarëve tuaj por mospunën. Të jesh mjek, policë, arsimtar, etj dhe ta kesh një pagë simbolike, ta kesh një marrëveshje kolektive ku përfshihen shumë gjëra dhe benificione për punëtorët, por të pa realizueshme, kjo i bie se Sindikata nuk është në rregull për mos me thanë janë të zhytur “- tha Llumnica.