Asnjë rast pozitiv me koronavirus në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë për sa i përket masave të Koronavirusit.
Eugena Tomini, përfaqësuese e Task Forcës tha se janë testuar tre raste të dyshuara, por rezultuan negative, raporton Top-Channel.
“Në total janë dyshuar 29 raste, por të gjitha kanë rezultuar negative. Po kryhen survejimet për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë monitoruar në total 13 mijë e 762 udhëtarë. Rekomandojmë udhëtarët që kanë fluturuar drejt zonave të prekura të vetëkarantinohen”, tha ajo.