Konfirmohet vdekja e parë nga koronavirusi në Australi
Australia ka raportuar sot vdekjen e saj të parë nga koronavirusi. Viktima është një burrë 78-vjeçar i riatdhesuar nga anija e lundrimit Diamond Princess.
Shefi i Shëndetit të shtetit të Australisë Perëndimore, Andrew Robertson u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se edhe gruaja e viktimës ishte gjithashtu e infektuar, por në një gjendje të qëndrueshme.
Departamenti i Shëndetësisë ka konfirmuar po ashtu edhe 3 raste të reja me koronavirus në Australi të dielën, çka çon në 27 numrin kombëtar të rasteve.