“Euro 2020” mund të shtyhet, shkak koronavirusi
Kampionati Evropian 2020, që është planifikuar të nisë më 12 qershor të këtij viti, mund të shtyhet.
Arsyeja e kësaj është përhapja e koronaviriusit, që ka prekur vendet të cilat janë nikoqire të këtij Evropiani.
“Euro 2020” është paraparë që të nisë në Romë, por ekziston mundësia që kjo të anulohet dhe të shtyhet për një datë tjetër.
Kampionati Evropian këtë vit do të zhvillohej në 12 vende, por përhapja e koronavirisut ka bërë që zyrtarët e UEFA-së të mendojnë shtyrjen e këtij Evropiani.
Madje një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i UEFA-së, Michele Uva. “Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me vendet nikoqire. Evropiani do të shtyhet vetëm nëse përkeqësohet situata”, deklaroi Uva.
Për shkak të koronavirusit, shumë ndeshje janë shtyrë e disa të tjera do të luhen me dyer të mbyllura dhe pa tifozë.