Zeka: Nuk mjaftojnë shkarkimet, duhet me i burgosë
Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar në lidhje me shkarkimet e bordeve që po bëhen nga Qeveria Kurti.
Ai thotë se nuk mjafton shkarkimi i bordeve por duhet edhe burgosja e tyre.
“Shkarkimi i bordeve qe po e bene qeveria, duhet perkrahur maksimalisht. Mirepo kjo eshte vetem gjysma e punes. Qeveria duhet t’ i inkurajoje organet e hetuesise qe te nisin hetimin per te gjitha bordet e ndermarrejeve publike prej paslufte e deri me sot, ku shumica, bashke me drejtuesit e larte te ketyre kompanive do te perfundonin ne burg” shkruan Zeka në Facebook./FaktePlus