Hoti: Jemi mbledhur në Prevallë për të harmonizuar programin qeverisës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar edhe zyrtarisht se sot I gjithë kabineti qeveriuar do të takohen në Sharr për të diskutuar programin qeverisës 2020-2023.
Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në Facevook, ka shkruar se në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit ku janë specifikuar masat që do të ndërmarrin për të ardhmen, përcjell FaktePlus.
Postimi i tij i plotë:
Sot, ne takim pune ne Sharr me gjithe kabinetin qeveritar, diskutojme Programin Qeverises 2020-2023. Ne kete program reflektohet plotesisht marreveshja e koalicionit, ku jane te specifikuar masat qe do te ndermarrim per te rritur punesimin, per kujdes social gjitheperfshires, per arsim e shendetesi cilesore, rend e ligj per te gjithe, mbeshtetje per bujqesine, diplomaci te forte, kujdes per mergaten tone e ceshtje tjera./FaktePlus