Një elefant i rrallë aziatik, lindi pas 22 muajve shtatzëni
Femra e shëndetshme u lind nga një elefant 15 vjeçarë.
Kopshti zoologjik Chester, ka mirëpritur një ardhje të re, një elefant të rrallë aziatik, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.
Nëna e elefantit të rrallë së bashku me vogëlushen janë në gjendje të mirë shëndetësore në kopshtin zoologjik Chester.
Lindja ndodhi në kopshtin zoologjik këtë të mërkure në mbrëmje, pas një periode 22 muajsh shtatzëni.
Akoma nuk është vendosur emri i vogëlushes, por ajo është pritur me ngrohtësi nga e gjithë familja duke e përfshirë edhe gjysmë vëllanë e sajë një vjeçar, dhe motrën tre vjeçare.
Katie Morrison, një nga asistentet e ekipit të kopshtit zoologjik, tha se kjo lindje ishte një eksperiencë e mirë.
Ajo tha: “ Lindja është e mrekullueshme, një gjë pozitive për elefantin dhe është mirë gjithmonë që të mësojmë në eksperiencat e reja”.
Kopshti zoologjik Chester tani ka shtatë elefantë aziatik, Thi, Sundara, Indali, Anjan dhe ardhja e re,gjithashtu edhe mashkulli Aung Bo dhe femra Maya.