Shënohen rastet e para me koronavirus në Danimarkë, Norvegji dhe Estoni
Shënohen rastet e para me koronavirus në Danimarkë, Norvegji dhe Estoni
Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën.
Danimarka, Norvegjia dhe Estonia janë vendet e fundit që njoftojnë rastet e tyre të para me koronavirusin.
Pacienti në Norvegjinë veriore u testua pasi u kthye nga njëra prej zonave të prekura nga koronavirusi në Kinë, sipas Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik.
Instituti e konsideron rrezikun e infeksionit nga individi si shumë pak të mundshëm. Personi u vendos në karantinë në shtëpinë e tij.
CNN Berlingske Media raportoi se një gazetar në një kanal TV në Danimarkë është rasti i parë i konfirmuar në vend.
Gjithashtu, Estonia njoftoi gjithashtu rastin e parë të konfirmuar të virusit.
Ministri i Çështjeve Sociale Tanel Kiik tha për Televizionin Eesti (ETV) se personi i infektuar ishte një shtetas i Iranit që shkoi në Estoni të Mërkurën. Pacienti ndodhet në karantinë.