Vdes 94-vjeçari nga Vushtrria që kishte 23 fëmijë dhe tri gra
Vdes plaku më i njohur nga fshati Druvarë i Vushtrrisë, i cili kishte 23 fëmijë dhe ishte i martuar me ti gra.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar faqja zyrtare e fshatit në Facebook, ku ka lajmëruar edhe për varrimin e të ndjerit.
Hajzer Bojku ishte 93 vjeçar dhe gjatë kësaj kohe rrëfen për sfidat e jetës ku ndër të tjerat tregon se ai ishte i martuar me tri gra dhe kishte 23 fëmijë.
“Jam martuar në moshën 18 vjeçare dhe i kam pasur tre fëmijë me gruan e parë, pasi më vdiq gruaja e parë u martova me të dytën dhe i bëra gjashtë djem, por edhe atë e vrau reja, e gjeti vdekja. Baballaku im hulumtonte, dhe më gjetë gruan e tretë. Kjo i kishte 19 vjeç ndërsa unë 45, por u martuam me pajtim”, rrëfen plaku nga Vushtrria./FaktePlus