Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme
29.02 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Gjatë mbrëmjes me vransira.
1.03 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën më butë me shtim të vransirave. Vonë në mbrëmje riga lokale shiu.
2.02-3.03 – Butë dhe me erë. Të hënën vransira dhe intervale me diell, herët në mëngjes dhe paradite vende-vende me reshje të dobëta shiu. Ditën e martë, paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.
4.03 – Butë, kryesisht me vransira. Herët në mëngjes me shi. Gjatë ditës dhe në mbrëmje kohëpaskohe me shi. Në vise kodrinoro-malore borë.
Temperaturat minimale në fundjavë do të luhaten nga -3C deri në -1C, e në fillim të javës do të rriten në 4C deri 6C. Temperaturat maksimale gradualisht në rritje nga 7C, të shtunën, deri në 15C, të hënën.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi dhe jugu 1-9m/s, e nga dita e hënë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 6-14m/s.
Shtypja atmosferike në rritje, e nga e hëna gradualisht do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale.