Reagon shoferi i Albin Kurtit, s’jam emëruar këshilltar i tij
Sot në media është raportuar se shoferi i Albin Kurtit, Liman Hoti është emëruar nga kryeministri si këshilltar i tij.
Por, ndaj këtyre lajmeve ka reaguar vet Hoti, duke thënë se nuk është e vërtetë.
Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, derisa ka demantuar që është emëruar këshilltar i kryeministrit Kurti, ka shkruar se vazhdon të jetë vetëm shofer i Kurtit.
Postimi i tij i plotë:
Lajmi qe po qarkullon per mua se gjoja jam emruar si keshilltar i kryeministrit Kurti eshte teresisht i pavertete. Une si aktivist i Levizjes kam qene shoqerues i Albinit dhe vazhdoj ta kem te njejtin angazhim./FaktePlus