Thaçi: Rusia dhe Siria ti ndalojnë sulmet në Idlib
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Siria dhe Rusia të ndalin sulmet dhe të lejojnë humanitarët që të kenë akses në zonat ku ka pasur bombardime.
Thaçi po ashtu dënoi sulmet e regjimit sirian dhe të Rusisë mbi ushtarët turq në Idlib.
Postimi i plotë Hashim Thaçi në Twitter:
Kosova rreshtohet me aleatin tonë NATO në dënimin e sulmeve ndaj ushtarëve turq në Idlib nga regjimi sirian dhe Rusia. Ne i bëjmë thirrje Sirisë dhe Rusisë që të ndalin sulmet dhe të lejojnë humanistët të kenë akses në këtë zonë./FaktePlus