Vrasja e Qerim Kelmendit, këto janë detajet e ceremonisë së varrimit
Fotografia e tij e bërë në vitin 1997, është vendosur në oborrin e shtëpisë. Aty nuk mungon as flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Familjarët e Qerim Kelmendit, i cili një ditë më parë u ekzekutua e u dogj në afërsi të shtëpisë së tij, po i presin njerëzit për ngushëllime.
E pas disa minutash këtu pritet që të vij edhe arkivoli, me trupin e pajetë të ish pjesëmarrësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për shkak të gjendjes së rendë emocionale, familjaret nuk deshën që të filmohet momenti i mbërritjes së arkivolit.
Por pas ardhjes së arkivolit, atë e mbështjellën me lule e me emblemën e UÇK-së.
Varrimi i të ndjerit Qerim Kelmendi, pritet të bëhet gjatë ditës së shtunë, në varrezat në fshatin Gllogjan të Pejës.
E Organizata e Veteranëve të Luftës në Pejë, ka paraparë edhe homazhe në qendër të qytetit.
Ndërkohë, gjatë së premtes është bërë edhe autopsia e trupit të pajetë të viktimës dhe po punohet intensivisht në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Qerim Kelmendi ishte nga pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa u vra mizorisht në orët e para të së enjtes.