Haradinaj: Nuk më është kërkuar asnjëherë heqja e taksës në këmbim të liberalizimit të vizave
Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk ka qenë asnjëherë i ndërlidhur me taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Këtë Haradinaj e ndërlidhi me deklaratën e Kurtit ku i kërkoi BE-së që të hiqen vizat pas heqjes së taksës.
“Liberalizimi i vizave është një kontratë e Kosovës me BE-në, i kemi përfunduar ato kushte. Është pritur që diku në marstë këtij viti të merret një vendim nga BE-ja, dhe shpresojë që do të merret. Është e drejtë e popullit të Kosovës dhe kemi nevojë për liberalizim. Dorëzimi i Kosovës përballë Serbisë nuk ndihmon në asnjë proces, kur dorëzohesh para palës e cila të ka kushtëzuar dhe vazhdon të ketë interesa të kundërta me ty do të bie respekti i palëve të tjera për ne”, tha ai.
Ai për Front Online mohoi se ndonjëherë i është kërkuar që ta heqë taksën në këmbim të liberalizimit të vizave.
“Nuk ka ndodhur asnjëherë një ofertë që heqe taksën dhe do të japim liberalizimin. Nuk mendoj se kjo funksionin kështu. Liberalizimi vjen sepse është e drejtë e fituar e Kosovës, është njëra nga masat që BE-ja e ka paraprë për ne dhe kontraktues të MSA-së Kosovë-BE. Liberalizimi është një nga detyrat e realizume dhe duhet të vjen”, tha Haradinaj./FaktePlus